Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë për të disatën herë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, e arrestuar për korrupsion.
Hoxha ka kërkuar që të lirohet pasi kishte për t’u kujdesur për fëmijët e saj. Por duket se kjo kërkesë nuk ka mjaftuar për të marrë vendimin për lirimin e saj.
Gjyqtarja u shkarkua dhe nga KLGJ, për shkak se dyshohet se ka liruar disa personazhe të njohur të botës së krimit të dënuar përjetë, në shkelje me procedurat ligjore.
Vetë Hoxha i ka mohuar vazhdimisht akuzat, ndërsa familja e saj pretendon që ajo ka qenë e ndikuar nga persona të tretë në dhënien e vendimeve.





