Sipas Meteoalb, vendi sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.

Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 31°C.

Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.