Ajo që pritej, ndodhi… “Despacito” tashmë është në vend të parë në YouTube duke numëruar plot 3 milardë shikime (3,009,903,017 shikime – deri rreth orës 10:45).

Super hiti i Luis Fonsit dhe Daddy Yankee-t deri më sot është videoja më e shikuar në YouTube, pasi ka tejkaluar këngën “See you Again” të Wiz Khalifa-t dhe Charlie Puth që mbante vendin e parë.

Kjo e fundit në vitin 2015 kur u lançua, pushtoi publikun ndoshta dhe për rolin si kolonë zanore e filmit Furious 7. Vetëm më 10 korrik “See you again” kishte thyer rekordin e koreanit Psy me Gangnam Style.

Despacito pak orë pasi u bë kënga absolute më e parë në YouTube kaloi pa mundim shifrën e 3 miliardë shikimeve.

Që nga dalja e YouTube në 2005-n, janë 14 video që kanë kaluar shifrën e 2 miliardë shikimeve. E para ka qenë Gangnam Style në dhjetor të 2014-s. Të tjerat kanë qënë Sorry e Justin Bieber, Uptoën Funk! i Mark Ronson dhe Bruno Mars, Shake it off e Taylor Sëift, Bailando i Enrique Inglesias, Sugar i Maroon 5, Roar e Katy Perry dhe sërish Taylor Sëift me Blank Space.