Shpesh qytetarët kanë pakënaqësi për mënyrën sesi shpenzohen të ardhurat vendore, të cilat duhet të përkthehen në më shumë shërbime për banorët.

Për të kuptuar nevojat e komunitetit dhe nga ana tjetër për të krijuar një urë komunikimi me qytetarët, për të kuptuar nevojat e tyre më prioritare, Këshilli Bashkiak Durrës ka hartuar një pyetësor, të cilin ftohet ta plotësojë kushdo që kërkon të rekomandojë sesi dhe se ku duhet të shpenzohen paratë për vitin 2022.

“Ky sondazh jep informacion të përmbledhur për mënyrën si janë shpenzuar fondet publike në bashki gjatë vitit 2020 dhe i jep mundësi komunitetit të rekomandojë funksionet / shërbimet prioritare për të cilat bashkia duhet të shpenzojë më shumë para gjatë vitit të ardhshëm 2022.
Informacioni bazohet në të dhënat e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit për vitin 2020.
Ky sondazh është përgatitur dhe do të përdoret nga Këshilli i Bashkisë Durrës”
,- njofton Këshilli Bashkiak në faqen ku është publikuar sondazhi në fjalë.

Të gjithë të interesuarit mund të klikojnë në linkun e mëposhtëm:

https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=DQSIkWdsW0yxEjajBLZtrQAAAAAAAAAAAAYAAIBWQCRUQVJJMzlDQ0dCNjdUVzdWQTk2QUlJOEVGMi4u