Disa të rinj italianë nën efektet e alkoolit kanë krijuar shqetësime për pushuesit në Sarandë.

Teksa qëndronin në hyrje të hotelit, dhjetra të rinj italian të ardhur me pushime në Sarandë, konsumonin alkool dhe brohorisnin.

Është dashur ndërhyrja e policisë për t'i mbajtur në kontroll pasi as organizatorët e turit por edhe kalimtarët e rastit nuk kanë mundur t'i qetësojnë.

Ata janë bërë pengesë edhe për mjetet pasi kanë bllokuar një prej rrugëve kryesore të këtij qyteti. Pas ndërhyrjes së policisë, të rinjtë u qetësuan dhe vijuan turin e tyre të pushimeve.