Qytetarët e Durrësit që duan të udhëtojnë në drejtim të jugut të Shqipërisë, por edhe ata që duan të udhëtojnë drejt Golemit apo Kavajës nuk mund të përdorin më terminalin pranë Stacionit të Trenit.
Ata duhet të udhëtojnë fillimisht drejt Plepave dhe më pas në terminalin e ri do të marrin linjën inter-urbane, që i dërgon në destinacionin ku duan të mbërrijnë.
Në njoftimin për shtyp, në faqen zyrtare të saj, bashkia e Durrësit liston të gjitha linjat e transportit inter-urban që transferohen në terminalin e Plepave.
Ndërkohë, nuk bëhet me dije arsyeja e një spostimi të tillë, që rrit koston e udhëtimit për qytetarët që frekuentojnë këto linja. Ndërsa deri më tani, qytetarët mund të merrnin autobusin apo furgonin e njërës prej linjave drejt jugut të vendit tek Stacioni i trenit, tashmë ata duhet të udhëtojnë fillimisht me linjën urbane drejt Plepave dhe më pas të marrin linjën interurbane.
Njoftimi i bashkisë:
Njoftojmë të gjithë qytetarët se më datë 31 maj 2021, të gjitha linjat e transportit inter-urban me destinacion Jugun e Shqipërisë, janë transferuar në Terminalin e ri me vendndodhje Plepa.
Sjellim në vëmendjen tuaj se, linjat e transportit inter-urban janë si më poshtë:
DURRËS – ELBASAN
DURRËS – VLORË
DURRËS – BELSH
DURRËS – PËRMET
DURRËS – BERAT
DURRËS – BILISHT
DURRËS – KORÇË
DURRËS – CËRRIK
DURRËS – PEQIN
DURRËS – ÇOROVODË
DURRËS – LIBRAZHD
DURRËS – POLIÇAN
DURRËS – FIER
DURRËS – ERSEKË
DURRËS – GJIROKASTËR
DURRËS – POGRADEC
DURRËS – LUSHNJE
DURRËS – GRAMSH
DURRËS – SARANDË
DURRËS – KUÇOVË
DURRËS – PRRENJAS
DURRËS – KAVAJË
DURRËS – GOLEM





