• U prezantua anëtarja e re me orgjinë shqiptare dhe italiane e natyralizuar

“Regjistrimi i të gjitha partive ka rëndësi të madhe…, një kontribut për të riafirmuar karakteristikat thelbësore të Partisë Demokratike: multikulturore dhe të hapura për diskutim. Dallimet këtu nuk janë arsye për përplasje, por mundësi që nuk duhet humbur për t’u pasuruar përmes njohurive dhe dialogut”.

Nicola Oddati, komisionari krahinor i PD italiane të Taranto-s shprehet në këtë mënyrë në konferencën për shtyp të mbajtur më 2 qershor 2021 në selinë e federatës provinciale, në Via Principe Amedeo në Taranto, dhe e organizuar për të paraqitur zyrtarisht anëtaren e re Fatbardha Boshnjaku, për të gjithë Bianca, 47 vjeçe, lindur në Durrës, por për shumë vite në Taranto, njofton portali “lojonio.it”.

Fatbardha Boshnjaku shpjegoi: “Unë zgjodha Partinë Demokratike, sepse ajo mishëron idenë time të politikës: gjithëpërfshirëse, mikpritëse, afër nevojave të njerëzve dhe e gatshme për të interpretuar, me kompetencë dhe ndjeshmëri, të renë që përparon”.

Th.M.