Anna Takarska nga Opole i Polonisë, ka shfrytëzuar vetëm fruta, perime dhe disa barishte, që të krijonte portretet shumë realiste.

Artistja 35-vjeçare, ia ka arritur t'i kombinojë aq mirë këto figura, të cilat duket sikur ju shikojnë drejt në sy, transmeton Telegrafi.

‘Arcimboldiana’ quhet ky projekt, me të cilin ajo është diplomuar në Universitetin e Arteve të Bukura në Wroclaw.

“E tëra është te sytë, që duhet të jenë të bardhë dhe më duhen materiale si hudhra apo qepa. Pastaj vendosi në mes boronica apo fara të ndryshme, për t’i dhënë pamjen e duhur”, ka thënë Takarska.

Sipas saj, asgjë nuk mund të planifikohet, shkaku i formave që nuk përshtaten si duhet, prandaj kërkon kohë deri në gjetjen e pjesës adekuate.