Një fëmijë 14 muajsh ishte në luftë me jetën e tij, pasi u infektua nga puthja që i dha një miku i babait të tij.
Vogëlushi Juliano Rodgers nga Iowa në SHBA, pati kontakt më herpesin e shokut të babait të tij dhe menjëherë u infektua. Virusi u transmetua te foshnja dhe më pas u përhap menjëherë. Ai u shtrua në spital dhe qëndroi për javë të tëra me antibiotikë.
Nëna e tij Sammi, 28 vjeçe, tha se në fillim mjekët menduan se ishte një grip, por më pas gjendja e foshnjës filloi të përkeqësohej dhe plagët filluan të përhapeshin.
Sipas mjekëve, viruset ngjitëse janë potencialisht fatale te foshnjat.





