Dikur ajo ishte e varfër, por një vendim i saj e nxori nga varfëria për t’u bërë sot njëra prej femrave më të bukura në botë

Është kjo gruaja e Ne-Yo’së, Crystal Smith e cila, pasi kaloi një fëmijëri e varfër në Florida, sot jeton në një vilë në Los Angeles, ka avion privat dhe është aksionere në televizionin Platinium Life.

Ajo është rritur e varfër në Florida, por kur Crystal Smith u zhvendos në Los Angeles më 2011, gjërat morën tjetër drejtim.

Fillimisht bukuroshja filloi me modelim, pastaj fitoi një rol në emisionin reality të TV, “About Business”.

Pas kësaj erdhi edhe një dashuri e madhe në jetën e saj. U takua me Ne-Yo, i cili i bleu një vilë të mahnitshme në LA, kur ajo mori pjesë në videon e këngës së tij “Money Can’t Buy”/ Ata u martuan në shkurt të vitit 2016 në Palos Verdes të Kalifornisë. Një muaj më vonë ata u bën prindër të një djali që e quajtën Princ SJ.

Crystal është sensacioni më i madh i medieve sociale që nga një e varfër u bë njëra prej femrave më të fuqishme në botën e showbizzit amerikan.