U ndodh në vendin e gabuar, në momentin e gabuar. Vetëm kështu mund të shpjegohet vdekja e një pensionisti 70-vjeçar, i cili po udhëtonte me makinë së bashku me gruan dhe nipërit.
Ngjarja e çuditshme është regjistruar në një qytet të Gjermanisë.
I moshuari humbi jetën, kur një 80-vjeçare u hodh nga një urë mbi autostradë dhe ra pikërisht mbi xhamin e përparmë të makinës së të moshuarit.
Si gruaja që donte të vetëvritej, ashtu edhe 70-vjeçari humbën jetën në vend. Ndërkohë gruaja e tij dhe nipërit morën vetëm dëmtime të lehta, por janë ende të shokuar.





