Imagjinoni të jeni mjeke gjinekologe dhe ndërkohë që bebushi yt pret të dalë, ju duhet të asistoni në lindjen e një gruaje tjetër.
Kjo i ka ndodhur pikërisht një mjekeje në një spital të Frankfurt-it. Teksa qendronte në dhomën e spitalit dhe përgatitej për të sjellë në jetë djalin e saj, dëgjojnë të bërtitura në korridor. Bashkëshorti i tregon se një grua është në prag lindjeje.
Mjeku i cili do të asistonte në lindjen e gruas ishte në orën e pushimit, kështu që dikush duhet të ishte aty. Gjinekologia veshi përparësen e mjekes dhe shkoi drejt e në dhomën e gruas, pavarësisht se ishte vetë gati për të lindur.
Pak minuta pasi lindi gruaja gjinekologia u kthye në dhomë, kjo e fundit solli në jetë bebin e saj.





