30 shkencëtarë kanë zbritur në terren për të studiuar dy degë kryesore të lumit Vjosa.

Ata janë nga Austria, Gjermania dhe Italia kanë bërë gati të dhënat që do të përdoren për të kundërshtuar në gjykatë projektet e planifikuara të hidrocentraleve. 

Këta shkencëtarë që prej datës 30 maj deri në 5 qershor janë duke mbledhur të dhëna në dy deget e Vjoses ne Shushice dhe Benc.

“Për të mbrojtur Vjosën është jetike mbrojtja e degëve të saj, nëse shkatërroni degët e saj Vjosa do të shkatërrohet gjithashtu ashtu si trungu i një peme i cili vdes përfundimisht nëse pritni degët e saj ka thënë Schiemer”,- ka thënë njëri prej shkenctarëve.

Ndërsa, shkencëtari Aleko Miho ka thënë se “ne ofrojmë edhe njëherë mbeshtetjen tonë  për qeverinë e sapo zgjedhur në mbrojtjen e rrjetit unik të lumit Vjosa dhe krijimin e parkut kombëtar të lumit të egër të Evropës”.

Vjosa eshte lumi i fundit i madh i eger ne Evrope jashte Rusise. Pergjate rjedhes se saj prej gati 279 km lumi rjedh teresisht i panderprere nga malet e Pindit ne detin Adriatik.