Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.
Ankimi është dorëzuar këtë të enjte në Gjykatë dhe pritet që në ditët më vijim të hidhet shorti për gjyqtarin.
Pak ditë më parë, Llalla u dënua me dy vite burg për akuzën e fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë në tre raste.





