Zjarrfikësit në Ohio të SHBA morën telefonatën më të pabesueshme nga një grua, e cila e terrorizuar kërkoi ndihmën e tyre.
“Ju lutem, kam një boa të ngecur në fytyrë” u tha ajo zjarrfikësve.
Një ambulancë shkoi me urgjencë në shtëpinë e gruas në Sheffield Lake. Kur mbërritën, punonjësit e gjetën atë të shtrirë përtokë me gjarprin rreth qafës.
Zjarrfikësve iu desh që t’ia prinin gjarprit kokën, në mënyrë që të shpëtonin gruan, pasi nuk kishte mënyrë tjetër.
Gruaja tha se e kishte “shpëtuar” gjarprin dhe një tjetër boa gjatë ditës së mërkurë.





