Një burrë akuzohet se ka vrarë të shoqen sepse, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, “nuk pushonte së qeshuri me të”.

Sipas “BBC” ngjarja e rëndë ka ndodhur në kroçerën “Emerald Princess”, në shtetin amerikan të Alaskës.

Kenneth Manzanares akuzohet se ka vrarë të shoqen 39-vjeçare, trupi i së cilës u gjet me plagë në kokë në kabinën e tyre. Ai u arrestua pasi agjentët e kapën teksa ishte me gjak në duar dhe rroba.

Media amerikane e ka identifikuar gruan si Kristy Manzanares, nga Utahu në SHBA.

Kur e pyetën se burrin vrasës se çfarë kishte ndodhur, i dyshuari raportohet të jetë përgjigjur se ajo “nuk pushonte së qeshuri me mua”.