Një militant i ISIS nuk kishte se si t’i shmangej vëmendjes së medieve me këtë transformim në femër, nëpërmjet grimit.

Xhihadisti ka pastruar vetullat, duke i ndarë nga njëra-tjetra, përpara se të aplikonte grimin. Madje ai ka vizatuar edhe nishane në faqe për të përfunduar transformimin e tij të bukurisë.

Duket qartë që ka harruar të heqë mustaqet dhe mjekrën, të cilat më tepër e kanë shndërruar në personazhin e “Joker” sesa në atë të femrës.

Fotografia e të arratisurit që mban shami në kokë u shpërnda, pasi ai u kap nga ushtria irakiane në Mosul. Një fotografi e dytë e shfaq atë në pamjen e tij të përditshme në betejë.

Xhihadistët kanë qenë shumë të dëshpëruar për t’iu shmangur arrestimit nga forcat që kanë çliruar qytetin. Fotografi të tjera të shpërndara nga forcat irakiane shfaqin përpjekjen e pafat të luftëtarëve të ISIS të veshur si femra. Këto pamje na shfaqin xhihadistët në një mënyrë që nuk do ta kishim imagjinuar kurrë më parë.