Afati i mbylljes së pikës kufitare së Kapshticës shtyhet deri në 7 qershor.

Edhe pse Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e Covid-19 dhe dita ditës ka shënuar ulje të rasteve të infektimeve, shteti fqinj Greqia nuk ka rënë dakord për hapjen e kufirit.

Në një njoftim të ambasadës greke është lajmëruar se dogana do të vijojë të jetë e mbyllur duke lënë në zbatim të njëjtat masa, pra lejimin e kuotës prej 400 personash.

Punonjësit sezonalë lejohen të kalojnë lirisht në shtetin Helen. Ndërkohë, në Drejtorinë e Kufirit ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë vendim, i cili pritet të jepet brenda ditës së sotme.