Ndërmarrja e Shërbimit Komunal Durrës ka një njoftim për të gjithë qytetarët durrsakë që kanë familjarë të ndjerë të varrosur pranë varrezave të vjetra.
NSHK bën me dije se, qytetarët kanë afat 7 ditë nga sot, për të hequr rrethimet pranë varreve, që janë në kundërshtim me ligjin në fuqi.
Me kalimin e afatit ky veprim do të kryhet nga punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.
“Njoftohen të gjithë qytetarët që kanë familjarë ose të afërm të ndjerë, të varrosur pranë varreza të vjetra të qytetit, se kanë afat 7 DITË, deri më datë 7.6.2021 për të hequr rrethimet e hekurit pranë varreve, kangjella alumini, streha, struktura metalke etj, të cilat janë në kundërshtim me ligjin në fuqi. Me kalimin e këtij afati, të gjitha rrethimet metalike do të hiqen nga punëtorët e NSHK-së dhe ndërmarrjeve mbështetëse të Bashkisë Durrës.”





