Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar hetim disiplinor për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Shkak u bënë disa video të shpërndara në rrjetin social “TikTok”, ku gjyqtarja shfaqet me veshje të shtrenjta dhe makina luksi, apo edhe duke sfiluar në ambientet e gjykatës.

“Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtesisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten Enkeleda Kapedani, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin.”