Zyra elektorale e PD-së në Ishëm është dhunuar nga persona të panjohur deri më tani. Ndërsa pronarit të objektit ku është vendosur kjo zyrë, i është lënë një letër kërcënuese me jetë. 

"Do të hedhim në erë kalin, nëse nuk heq flamujt e PD-së" shkruhej në letrën kërcënuese, ndërkohë që dera e ambientit ku është vendosur zyra elektorale e PD-së ishte lyer me jashtëqitje kali.

Pronari i objektit mësohet se ka bërë denoncimin në Policinë e Durrësit, e cila ka nisur edhe hetimet për të gjetur autorët e kërcënimit.