Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet e tij sociale, ku shihen duke u vaksinuar punonjësit e transportit publik, me të cilët sipas Ramës numri i personave që janë vaksinuar ka arritur mbi 770 mijë.

Ndërkohë sipas kreut të qeverisë nesër pritet që të mbërrijë në Tiranë rreth 11 700 doza të vaksinës Pfizer.

Postimi  i Ramës:

Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 MIJË vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike.  

Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid

Në vendin tonë shumica e qytetarëve janë vaksinuar me dozat e Sinovac, e cila ende nuk është miratuar nga EMA, gjë e cila i pengon shqiptarët që të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së.

Vaksinat e tjera që kanë hyrë në vendin tonë janë Astra Zeneca, Sputnik dhe Pfizer.