Partia "Forca Rinia" ankimoi sot në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve, konkretisht 25 Qershorin.

“Ne gjykojmë që dekreti i lëshuar për këtë datë është anti-ligjor, si rrjedhojë zgjedhjet e 25 qershorit duhet të pezullohen.

Kryetari i Forca Rinia do të mbaj një deklaratë për mediat sot, datë 26 maj, në orën 16:30 tek Gjykata Kushtetuese, për të sqaruar çështjen në fjalë”, bën me dije kjo forcë.