Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Burimet e para bëjnë me dije se personi dyshohet të ketë pësuar infarkt. Në njoftimin paraprak nga policia e Vlorës, hetimet tregojnë se shtetasi E. L., 45 vjeç është konstatuar në mjetin e tij nga familjarët, pa shenja jete.
Vlorë/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga familjarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





