Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe me drejtoreshën e BKH, Aida Hajnaj.
Pas vizitës, diplomatja më e lartë në vendin tonë ka bërë një deklaratë të fortë në rrjete sociale.
Kim thotë se koha e pandëshkueshmërisë ka mbaruar dhe se drejtësia do të vihet për këdo.
Postimi i plotë:
“2021 filloi me raste të mëdha nga SPAK. Sot, në takimin tonë me shefin Kraja dhe drejtoren Hajnaj më siguruan që ata janë të përkushtuar për të dhënë drejtësi dhe për të siguruar që askush nuk është mbi ligjin. Qoftë për korrupsion, krim të organizuar, apo zgjedhje, koha e pandëshkueshmërisë po mbaron.”





