Një ditë më parë ndërsa PD zhvillonte protestën, Rama ishte në Selenicë të Vlorës, dhe këtë një deputet demokrat e quajti një “arratisje për shkak të frikës nga populli”.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin e tij social Facebook një fotomontazh ku ironizon kreun aktual të qeverisë Edi Rama.

“Fotomontazhi i vitit! Flet më shume së mijëra fjalë! Tregon se kush e ka pushtetin real ne Shqipëri, ikanaku apo sovrani?!,”- shkruan Berisha, duke postuar një foto nga protesta e djeshme e Partisë Demokratike dhe Edi Ramën të fshehur pas kolltukut.