Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka marr pjesë sot në cermoninë e ndarjeve të certifikatave të grupi të parë të policëve bashkiakë që kanë përfunduar me sukses trajnimin nga Akademia e Sigurisë.

Në cermoni kanë qenë të pranishëm rektorja e universitetit Kseanela Sotirofski, rektorin e Akademisë së Sigurisë Bilbil Mema dhe prefektin Roland Nasto.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Sako thot se ky trajnim bën të mundur rritjen e kapaciteteve profesionale të policisë bashkiake për t`i shërbyer sa më mirë qytetarëve dhe qytetit të Durrësit.

Postimi i plotë:

Me rektoren e universitetit Kseanela Sotirofski, rektorin e Akademisë së Sigurisë Bilbil Mema dhe prefektin Roland Nasto në ceremoninë për ndarjen e çertifikatave të grupit të parë të policëve bashkiakë të Durrësit që përfunduan me sukses trajnimin nga Akademia e Sigurisë.

Me anë të këtij trajnimi trupa jonë e policisë bashkiake ka zhvilluar më shumë aftësitë teorike profesionale e po kështu trajnimi bën të mundur rritjen e kapaciteteve profesionale në funksion të realizimit me cilësi dhe efikasitet të misionit dhe detyrave të kësaj policie në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.