Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, në kuadër të ditëve të Europës, është ndalur në qytetin e Korçës.
Në një video të publikuar në rrjetin social Twitter, Soreca shfaqet me ekipin e tij dhe ambasadoren e Suedisë duke kaluar një ditë nën motivet dhe tingujt e këngëve popullore.
Në pamjet e mëposhtme, Soreca shihet duke kënduar përkrah këngëtares Marsela Çibukaj.
Krahas videos ai ka shkruar: “Shikoni videon mahnitëse të një dite të paharrueshme në Korcë. I përulur nga pritja e fëmijëve të Korçës që këndojnë në Odën e Gëzimit. “Ne nuk duhet t’ju shpjegojmë se çfarë është Evropa, sepse Shqipëria është Evropë” # EuropeisHereisbecause # HereisEurope.MirupfashimKorça!”
Watch the amazing video of an unforgettable day in #Korca. Humbled by the reception of the children of #Korca singing the Ode to Joy. “We don’t have to explain to you what is Europe, because Albania is Europe” #EuropeisHerebecause #HereisEurope
Mirupfashim Korça ! https://t.co/6qiG1VLgjM— Luigi Soreca (@LSorecaEU) May 27, 2021





