Alarmi i mëngjesit
Duhet të tregoheni shumë të vendosur kur vini alarmin e mëngjesit. Kjo gjë shpjegohet edhe psikologjikisht: nëse ju i jepni trurit komandën për t’u zgjuar në një orë të caktuar, në momentin që bie alarmin duhet të ngriheni menjëherë nga shtrati dhe të mos bëni gabimin për ta shtyrë alarmin, gjithmonë 10 minuta më pas.
Objektivi i ditës
Shkruajeni në bllokun tuaj të shënimeve, në celular apo ku të dëshironi. Ju duhet ta nisni ditën me një objektiv të caktuar dhe në fund të saj ta keni realizuar atë.
Ushqehuni sa më shëndetshëm
Mos dilni kurrë nga shtëpia pa ngrënë mëngjes. Si çdo gjë tjetër, edhe organizimi ynë që të funksionojë më së miri duhet të jetë i mirushqyer.
Kohë vetëm për veten
Në rutinën tuaj të mëngjesit nuk duhet kurrsesi të mungojë, një periudhë kohore të cilën ju ia kushtoni plotësisht vetes, edhe nëse ajo është vetëm 15 minuta.
Rendimenti nuk varet nga orët e tejzgjatura në punë
Një prej miteve më të gabura në lidhje me produktivitetin në punë është: sa më shumë orë të punosh, madje nëse rri edhe pas orarit të punës, atëherë rendimenti juaj domosdoshmërisht do të jetë shumë i lartë. Kjo gjë është plotësisht e gabuar. Rendimenti nuk varet nga kohëzgjatja, sepse dikush mund të mbarojë të njëjtën detyrë në më pak kohë se një punonjës tjetër dhe gjatë kësaj kohe, ai mund të merret me diçka tjetër.
Gjumi është shumë i rëndësishëm
I gjithë sekreti i të qenët produktiv gjatë gjithë ditës është një gjumë i mirë dhe sa më i qetë. Këshillohet që si për zgjimin në mëngjes, ashtu edhe orari që duhet të bini të flini në darkë, duhet të jetë gjithmonë i njëjti dhe nuk duhet të ndryshohet. Kjo ndikon në krijimin e një regjimi shumë të shëndetshëm, i cili do të shoqërohet edhe me një rendiment të lartë gjatë gjithë ditës.