Black Friday ka mbërritur edhe në Shqipëri duke rezervuar oferta mjaft të favorshme për udhëtarët.

"Ventouris Ferries", kompania e lundrimit në linjën e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas, duke filluar nga mesnata e sotme e për 24 orë rresht sjell për udhëtarët oferta shumë më të ulta sesa në ditë të zakonshme.

Bëhet fjalë për të premten e fundit të nëntorit, e cila njihet në shumë vende të botës si "Black Friday".

Ventouris Ferries ofron 50% zbritje për të udhëtuar nga Bari në Durrës dhe nga Durrësi në Bari në të gjitha sistemimet, përfshirë këtu edhe automjetet. Kjo ofertë fillon nga ora 00:01 e ditës së premte 25 Nëntor 2016 e deri në orën 23:59.

Kjo ofertë zgjat 24 orë dhe garanton udhëtim me shtrat në dhomë, nga 28,00 €, Ponte dhe Poltron duke filluar nga 25,50 € dhe makinë duke filluar nga 27,00 €.

Kompania bën me dije se të gjithë ata që janë të interesuar për të blerë biletat mund të drejtohen tek agjencia e tyre e udhëtimit ose mund t'i blejnë online në faqen zyrtare www.ventourisferries.com.