Ky është trendi që do të bëjë namin këtë verë. Fundi me pala është rikthyer sërish në modë.
Këto funde janë ndër veshjet më të ndjekura në Instagram dhe janë zgjedhur nga vajzat e njohura të modës.
Duke i shtuar disa detaje këtij modeli, vajzat kanë kuptuar që jo vetëm ndihen më rehat, por edhe mund ta kombinojnë një të tillë me gjithçka, pavarësisht ngjyrës.
Pavarësisht nëse preferoni që fundet me pala të jenë mini, midi ose edhe të gjatë, ky do të jetë trendi që do të pushtojë verën, kështu që mos hezitoni ta vishni.





