Dy makina që ndodheshin të parkuara në një nga rrugët e kryeqytetit italian, Romë, përfunduan në një gropë të hapur në asfalt mëngjesin e sotëm.
Ngjarja u regjistrua në rrugën Zenodossio, disa metra larg nga Casilina, ku u hap një humnerë e madhe me gjatësi 12 metra dhe thellësi 6 metra, që mund të shkaktonte dëme të mëdha.
Shembja e rrugës u regjistrua rreth orës 10:45 të mëngjesit, ndërsa dy makina, një Mercedes SUV dhe një Smart, të cilat ishin parkuar aty përfunduan në gropën e thellë, por fatmirësisht nuk kishin njerëz brenda. Ujërat nëntokë dyshohet të jenë shkaku i kësaj ndodhie, raporton ANSA.
“Makinat janë fundosur në garazhin, i cili tani është përmbytur plotësisht – komentoi një banor i lagjes – pronari i garazhit më thirri dhe u desh ta nxirrte makinën jashtë”.
Zjarrfikësit dhe një ekip i oficerëve lokalë të policisë menjëherë ndërhynë në vend dhe bënë mbylljen e pjesës së rrugës për të lejuar që të kryheshin hetimet.





