Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka treguar se është gjobitur nga policia ndërsa ishte duke ecur rrugëve të Prishtinës pa respektuar masat antiCovid.

Në një postim në Facebook, Haliti iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mbajnë maskën për të mbrojtur shëndetin e tyre.

“Sot, derisa po kaloja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe si rrjedhojë mora një gjobë nga Policia e Kosovës.

I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska mbrojtëse”, shkruan Haliti.