Ish-ylli japonez i pornografisë, Saki Sudo u padit me akuza të rënda për vrasjen e burrit të saj, miliarderit 77-vjeçar Kosuke Nozaki, i njohur si “Don Giovanni i Kishu”.
Sipas hetuesve, Sudo ka helmuar 77-vjeçarin nëpërmjet një substance helmuese në ushqim. Policia thotë se ka prova që tregojnë se gruaja ka komunikuar me një person që ka njohuri për llojet e helmeve.
Gjithashtu policia bën të ditur se gruaja ka kryer hulumtime në internet në lidhje me substancat helmuese, para se të helmohej burri i saj. Mësohet se i moshuari u gjet i vdekur në shtëpi më 24 maj të 2018-ës, katër muaj pasi ishte martuar me modelen.





