Të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që tronditi këtë të shtunë Brukselin.
Ngjarja ndodhi në zonën e Saint – Gilles, rreth orës 16:00. Si pasojë e shpërthimit flakët u përhapën me shpejtësi duke përfshirë disa ndërtesa në Boulevard de Waterloo.
Mediat belge, të cilat citojnë burime të policisë thonë se shpërthimi u shkaktua nga rrjedhja e gazit. Të paktën 3 ndërtesa mësohet se janë shkatërruar totalisht.
Një prej të plagosurve mësohet se ka marrë dëmtime serioze.