Të paktën 31 persona kanë mbetur të vrarë nga një sulm ndaj një anijeje që mbante emigrant somlezë.

Sulmi ndaj anijes me emigrantë ndodhi në brigjet e Jemenit, mbrëmjen e së enjtes nga një helikopter pranë ngushticës Bab al-Mandeb.

Lajmi është konfirmuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Një prej marinarëve tha se 80 refugjatë u shpëtuan pas incidentit.

Ende nuk dihet se kush e ka kryer sulmin, edhe pse koalicioni i udhëhequr nga Arabia është i njohur për fluturimet me helikopter Apache pranë ngushticës Bab al-Mandeb, që lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit që mbart miliona fuçi naftë në ditë.