Liderët e Bashkimit Evropian e kanë rizgjedhur Donald Tusk në postin e Presidentit të Këshillit Evropian.

Tusk e fitoi përkrahjen e liderëve të BE-së përkundër përpjekjeve të Polonisë për të mos lejuar rizgjedhjen e tij.

BBC njofton se Tusk mori 27 vota në favor dhe vetëm 1 kundër.

Ai do të jetë në krye të Këshillit Evropian edhe për një mandat prej dy vite e gjysmë.

Qeveria polake insistoi se Tusk, dikur kryeministër i vendit nga radhët e partisë rivale të qeverisë së tanishme, kishte shkelur mandatin e tij duke u përzier në politikat e brendshme.

Tusk pritet që të luajë një rol të rëndësishëm në negociatat e Britanisë së Madhe për shkëputje nga BE-ja.