Një termet prej 4.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur juglindjen e Zvicres, lëkundjet e të cilit janë ndier në Austri, Itali dhe Gjermaninë jugore.
Sipas mediave vendase, tërmeti ka ndodhur në orën 21:12 minuta.
Akoma nuk dihet nëse ka pasur viktima dhe dëme materiale si pasojë e këtij tërmeti, megjithatë shërbimi sizmik i Zvicrës ka thënë se mund të ketë vetëm dëme të vogla.