Shira të rrëmbyer, erë e fortë dhe dëborë. Është kjo panorama që të ofron sidomos veriu i Italisë këtë të shtunë, i goditur nga moti i keq.
Rajonet më të prekura janë sidomos Lombardia, Toskana dhe Abruzzo.
Vala e motit të keq ka shkaktuar shumë problem edhe në Xhenova.
Erërat me shpejtësi rreth 80 km/orë kanë rrëzuar shumë pemë në këto zona, raporton La Stampa.
Vetëm rreth orës 10.00 rinisi qarkullimi hekurudhor me Francën vetëm në një drejtim, pasi që nga ora 8.30 e mëngjesit ai qëndronte i bllokuar për shkak të rrëzimit të një peme mbi binarë.
Mbrojtja Civile ka shpallur Alarmin e Verdhë në këto zona, ndërkohë që apelon për kujdes deri ditën e dielë, kur pritet të përmirësohet situata metereologjike në të gjithë vendin.
M.P.