Banorët e Zharrëzës vijojnë marshimin drejt kryeqytetit për të kërkuar të drejtat e tyre para Ministrisë së Energjitikës. Mesditën e sotme marshuesit lanë Durrësin dhe u nisën drejt Tiranës. Të lodhur dhe të rraskapitur në ditën e tretë të marshimit, banorët e Zharrëzës shoqëroheshin dhe furnizoheshin nga të afërm dhe mbështetës të tyre. Ata deklaruan për mediat se ndihen të lodhur dhe kanë hasur probleme shëndetësore gjatë rrugëtimit 3-ditor, por nuk do të ndalen pa kërkuar të drejtat e tyre para Ministrisë se Energjitikës. Gjatë një prononcimi për mediat në Durrës, banorët thanë se nuk do t’i bashkohen protestës së opozitës. 

Pritet që rreth orëve të mbrëmjes protestuesit të mbërrijne në kryeqytet dhe do të vendosen pa afat para Ministrisë së Energjitikes për të kërkuar të drejtat e tyre në masën 100% të dëmshpërblimit të banesave të tyre.

K.H.