Drejtoria Rajonale e Punësimit Durrës ka hapur sot fazën e parë të aplikimeve për Programet e Nxitjes së Punësimit, afati i së cilës është deri më datë 13.03.2017.

Ky institucion bën me dije se Programet e Nxitjes së Punësimit janë si më poshtë:

1. VKM nr.27 “Për programin e Nxitjes së Punësimit të femrave nga grupet e veçanta”;

2. VKM nr.47 “Për programin e Nxitjes së Punësimit nëpërmjet formimit në punë”;

3. VKM nr.48 “Për programin e Nxitjes së Punësimit të punëkërkuesve të papunë në vështirësi”;

4. VKM nr.64 “Për programin e Nxitjes së Punësimit të punëkërkuesve të papunë  të rinj që kanë fituar statusin e jetimit”;

5. VKM nr.199 “Për masën e financimit, Kriteret dhe Procedurat e Zbatimit të Programit të Nxitjes së Punësimit të punëkërkuesve të papunë të rinj”;

6. VKM nr.873 “Për masën e financimit, Kriteret dhe Procedurat e Zbatimit të Programeve  të Praktikave Profesionale për punëkërkuesit e papunë që kanë mbaruar arsimin e lartë, brenda apo jashtë vendit”.

7. VKM nr.248 “Për programin e Nxitjes së Punësimit të personave me aftësi të kufizuar”;

Formularët e aplikimit dhe dokumentat që duhet të paraqesin subjektet për të përfituar nga këto programe si dhe informacion më të detajuar lidhur me to mund të merren në faqen www.shkp.gov.al ose pranë Zyrës së Punësimit Durrës.