Durrës, 21 shtator 2014 –Teksa fati i shatërvanit të Durrësit ka mobilizuar qytetarë, forume për mbrojtjen e trashëgimisë dhe më gjerë, kryebashkiaku ka dalë në mbrojtje të projektit për sheshin, që parashikon zhvendosjen e monumentit historik.

Për Dakon fati i shatërvanit  do të varet nga vendimi që do marrë Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.

“Presim vendimin e KKR për spostimin e shatërvanit në një vend tjetër. Vendimi i tyre do të bëjë të mundur edhe zgjidhjen përfundimtare”, tha Dako.

Dako vlerësoi pozitivisht bienalen e prezantuar në ambientet e jashtme të amfiteatrit të Durrësit, si një event kulturor që ka bërë lidhjen e artit me natyrën dhe vlerat arkeologjike të qytetit.

/Ora News/