2 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur në njësinë administrative Dajç në Shkodër.

Sipas burimeve policore, të plagosur kanë mbetur Aleks Prendi 40 vjeç, Vinçens Kopshti 26 vjeç, Ndok Marku 35 vjeç dhe Kitas Molla 26 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnatës në një lokal. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal mes autorit, viktimave dhe të plagosurve.

Sipas të dhënave autorin e kanë ngacmuar, ai më pas ka marrë armën, ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar duke lënë 2 viktima dhe 4 të plagosur.

Ende nuk eshte bere i ditur identiteti i autorit te krimit dhe viktimave te tij.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim. Burimet thonë se autori është identifikuar, por deri tani emri i tij nuk bëhet i ditur.