Një vrasje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në mbrëmje në Vlorë. Dy fqinjë janë përleshur me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i vdekur pas goditjeve me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ploç rreth orës 20:30 të ditës së sotme. Mystehak Selimaj, 54 vjeç ka qëlluar me thikë fqinjin e tij, shtetasin Ilir Kadare, rreth 57 vjeç.

Ky i fundit është dërguar në spitalin rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në spital.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Mystehak Selimaj, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Shkak i kësaj ngjarje të rëndë mendohet të ketë qenë një konflikt i vjetër pronësie mes dy fqinjëve.