Pas Rei Manajt, Interi pritet t’i rrëmbejë Juventusit një tjetër talent shqiptar. Bëhet fjalë për Fabio Sakajn, 18­-vjeçarin që luan me Modenën në ligën e tretë italiane (Lega Pro).

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat italiane drejtori sportiv i Modenës, Luixhi Pavareze, sipas të cilit për momentin gjithçka është ndalur, pasi mesfushori është i dëmtuar. “Për momentin gjithçka është ndalur, pasi Sakaj është i lënduar. Të shohim ç’do të ndodhë me pas" ka thene ai.

"Interi ka plot lojtarë premtues dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt të ndërtojmë një marrëdhënie të mirë, edhe pse në merkaton e verës nuk patëm kontakte apo tratativa”, u shpreh Pavareze për portalin Fcintern.

Për talentin që ka debutuar në ekipin e parë të Modenës qysh kur ishte 16 vjeç, ka pasur interesim edhe Juventusi. Madje vitin e shkuar bardhezinjtë ishin shumë pranë firmës me lojtarin, por vendosën ta linin edhe për pak kohë te Modena.

Djaloshi i lindur në Altari të Italisë është formuar tek akademia e Modenës, ndërsa ka veshur tri herë fanellën e Kombëtares shqiptare U19.