Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Koplik-Hot ditën e sotme, ku një fëmijë 13-vjeçar është përplasur nga një automjet.
Aksidenti ka ndodhur në orën 19:20 dhe i aksidentuari është 13-vjeçari S.D. banues në Hot të Malësisë së Madhe.
Ai është goditur nga mjeti që drejtohej nga shtetasi Mond Smalaj 36 vjeç. Ky i fundit është larguar nga vendngjarja.
Por falë punës së policisë, ai është arrestuar në banesën e tij, ku u gjet edhe mjeti. Fëmija është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.





