Djali i Cristiano Ronaldo-s ka filluar të aktivizohet për Pozuelo. Cristiano Ronaldo Jr. Debutoi me moshat U-8 në kompleksin sportiv “Valle de las Canas” ditën e premte dhe padyshim që babai i tij do të ishte prezent.
Djaloshi shënoi edhe një gol në ndeshjen e tij të parë me bashkëmoshatarët e tij dhe festoi fiks si i ati i tij. Ylli i Real Madrid, i cili e pa ndeshjen bashkë me disa prindër të tjerë mbrapa një prej portave, bëri edhe rolin e një kapësi të topave – duke rifutur në lojë topin që kishte dalë jashtë.
Cristiano i duartrokiti të gjitha golat e Pozuelo-s teksa ekipi doli si fitimtar nga ndeshja me rezultatin 4:3, dhe babai krenar bëri një foto me djalin e tij në përfundim të takimit.





