Tre raste të gjetjes së sasive të kanabis sativës në burgun e Durrësit në 1 javë.

Më i fundit është regjistruar vetëm një ditë më parë, kur sipas komunikatës së Policisë “në ambientet e ajrimit u gjetën të hedhura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva”.

Ndërkohë në datë 29 shtator “u gjetën dhe u bllokuan në ambientet e ajrimit të I. E. V. P, Durrës, 25. 5 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva”.

Ndërsa rasti i parë në harkun kohor të një jave është ai i datës 27 shtator, ku po në ajrim u gjetën 69.5 gr lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.  

Për të gjitha rastet Policia ka nisur hetimet për të identifikuar personat që dispononin lëndën narkotike dhe mënyrën se si kanabisi ka përfunduar në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit.

Duket se të burgosurit, megjithëse janë të detyruar të vuajnë dënimin, ia kalojnë “bukur” duke tymosur hashash.