Një 68 vjeçar, me dëshirën e mirë për të gjetur një femër me të cilën mund të niste një lidhje dashurie, futet në një faqe interneti për burra të moshuar në kërkim të dashurisë.

Mes shumë fotosh të vajzave të reja, zgjedh njërën që e pëlqen jashtë mase. Kontaktojnë, takohen dhe pas 3 muajsh martohen.

Por pak kohë pas dasmës, harmonia e tyre prishet. Gruaja e tij 24-vjeçare, ndërsa po shihte një album me foto të vjetra, sheh burrin e saj së bashku me djalin që ai kishte pasur nga një martesë e mëparshme.

Vajza nuk mund t’u besonte dot syve. Burri që shihte në foto ishte i ati i saj, ndërkohë që kupton se ishte martuar as më pak e as më shumë por me gjyshin e saj.

Çifti në fjalë, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar për t’u ruajtur privatësinë, në fillim ka mbetur i shokuar dhe ka pësuar një traumë.

Por më pas, të dy kanë vendosur se lidhja mes tyre ishte më e fortë sesa paragjykimet e njerëzve.

I pyetur lidhur me gruan e tij (njëkohësisht mbesa e tij), pas zbulimit të së vërtetës, 68 vjeçari shprehet: “Vetëm tani e kuptoj sepse më dukej aq familjare fytyra e asaj vajze të re dhe pse më pëlqeu aq shumë që në momentin e parë që e takova”.