Gjashtë muaj përgjime dhe vëzhgim në terren të policisë kanë zbuluar rrjetin e prostitucionit Tiranë-Gjermani. Nën drejtimin e dy motrave I. Qama dhe A. Qama përkatësisht 23 dhe 25 vjeç, grupi rekrutonte vajza të reja duke u premtuar punësim dhe ndarje fitimesh nga aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.

Fillimisht vajzat që shfrytëzoheshin në Tiranë e më pas dërgoheshin në vendet e BE-së, kryesisht Gjermani. Ato rekrutoheshin me premtimin se fillimisht do punonin si modele ose këngëtare, por në realitet ato shfrytëzoheshin si prostituta dhe fitimet e mbledhura ndaheshin me dy motrat Qama, raporton “Report TV”.

Dy motrat Qama rekrutonin vajza fillimisht në raporte shoqërore e më pas duke pare kushtet ekonomike të tyre ato i ofronin punësim me qëllim shfrytëzimin. Baza e këtij rrjeti ishte ndërtuar në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ndërsa trafikimi i dy femrave për në Gjermani rezulton se ishte hera e parë që tentohej të kryhej nga ky grup.

Grupi i trafikantëve i cili përbëhej nga pesë trafikantë të cilat dërgonin femra për prostitucion drejt Gjermanisë, është neutralizuar fillimisht nga një efektive e forcave speciale e policisë së Tiranës.

Në pamjet e publikuara nga vetë Policia e Shtetit, shihet qartë se ajo ka dalë nga automjeti në fillim dhe më pas kanë dalë edhe kolegët e saj.

Efektivja është agjente e policisë prej 12 vitesh dhe sipas të dhënave ka marrë pjesë në shumë operacione dhe i ka drejtuar ato siç ishte ai i mbrëmshmi në Morinë (në foton e dytë poshtë)

Dy motrat nga Skrapari dhe tre djemte janë vënë në pranga dje gjatë tentativës për të trafikuar drejt Gjermanisë dy vajza të reja, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion.

Arrestimi i tyre u krye gjatë operacionit të koduar “Rekrutimi”, të realizuar nga oficerët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Tiranës.

Dy vajzat që po transportoheshin drejt Gjermanisë, të cilat më parë kishin ushtruar prostitucion në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ndaj tyre nisi procedim penal në gjendje të lirë për prostitucion, ndërsa u shpall në kërkim edhe një shtetase nga Rumania. Sipas Policisë, vajza rumune me inicialet P.C. dyshohet se ishte personi pritës në Gjermani.

Në pranga përfunduan dy motrat, I. Qama dhe A. Qama, 23 e 25 vjeç, nga Skrapari, banuese në Tiranë, si dhe Ledian Gjoni, 28 vjeç, nga Skrapari, Ardit Shmilli, 24 vjeç, nga Skrapari dhe Zamir Hodo, 31 vjeç nga Tirana.